Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte është shprehur se nuk është e vërtetë se Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, do të vizitojë Serbinë.

 

“Boltoni është dashur të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Por, në Prishtinë janë zgjedhjet, me kë mund të flasë atje?”.

 

Mediat serbe kanë raportuar se këshilltari Bolton, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator.

 

Presidenti Vuçiç tha se e gjithë administrata amerikane është në favor të heqjes së taksës për mallrat nga Serbia, por se zyrtari i lartë amerikan, nuk ka se me kë të flasë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve.

 

“Zgjedhjet e shtyjnë dialogun. Ata garojnë me tarifat dhe për marrëzi siç janë dokumentet e udhëtimit. Ne kemi negociuar që një dokument identifikimi mund të përdoret për të hyrë në Kosovë, por një pasaportë mund të shërbejë edhe si dokument identifikimi”.

 

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se do të lejojnë hyrje-daljet nga pikat kufitare me Serbinë vetëm me letërnjoftim serb dhe jo me pasaportat serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re