Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua dje në mbrëmje me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ku bëri një hap pas ndërsa lajmëroi heqjen e barrikadave.

 

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat, por mosbesimi nuk është hequr. Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet. Ne nuk kemi besim te Kurti, dhe nuk mund të kemi.

 

 

Vuçiç kërcënoi se nëse serbët që ngritën barrikadat arrestohen, atëherë barrikadat e tjera që do ngrihen nuk do hiqen asnjëherë.

 

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë.

 

 

Vuçiç lexoi edhe një deklaratë, që sipas tij i ishte paraqitur nga përfaqësuesit e serbë lidhur me kërkesat e tyre, ku ndër të tjera kërkohej që Kosova të mos njihej kurrë.

 

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENTI I SERBISË

Ju kërkojmë një konfirmim të qartë se nuk do të ketë kurrë njohje të Kosovës në çfarëdo forme sepse Kosova është pjesë e Serbisë. Ne nuk jemi kriminelë, por njerëz dhe familje që mbrojnë shtëpitë tona. Fjala juaj është e vetmja garanci për ne.

 

 

Barrikadat në Veri i ngritën si përgjigje ndaj arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiç. Ai akuzohet për organizimin e sulmin ndaj zyrave të komisionit të zgjedhjeve në komunat veriore, por u kirua dje nga Gjykata e Prishtinës.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re