Presidenti Aleksandër Vuçiç vijoi akuzuat ndaj Kosovës duke e bërë atë përgjegjëse për përshkallëzimin e konfliktit me Serbinë.

 

Gjatë një seance të posaçme mbi situatën e fundit në parlament, ai tha se qëllimi i Prishtinës është që të poshtërojë serbët në veri.

 

“Prishtina nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe Metohi, edhe pse kjo ishte e paraparë në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013. Ajo por kërkon vetëm të provokojë një konflikt lufte dhe ta vendosë Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën, duke u prezantuar si viktima të Zelenskit ballkanik.”

 

Presidenti serb shtoi se situata në tërësi pritet të përkeqësohet. Ai iu referua edhe qëndrimit të ndërkombëtarëve që po ushtrojnë presion mbi Prishtinën dhe Beogradin për të finalizuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian.

 

Ajo përfshin njohjen e ndërsjellët e po ashtu edhe krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re