Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se veprimet e Kosovës po e dobësojnë pozicionin e saj ndërkombëtar. Ndër të tjera Vuçiç ka shtuar se Serbia sado e kufizuar, gjithmonë do të gjejë mënyra për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.

 

“Do të jemi të bashkuar për të gjitha problemet dhe do t’i kalojmë së bashku”.

 

Ndërkohë që deklaratat e presidentit serb janë bërë pasi u raportua se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës së vendosur ndaj Serbisë.

 

Ndërsa nga ana tjetër Kosova e ka mohuar një lajm të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re