Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka shpërthyer në kritika dhe me fjalor ofendues ndaj zyrtarëve shtetërorë të Kosovës.

 

“Turp për ju o gënjeshtarë të mjerë”. Kjo është jë deklaratë që vjen në sajë të hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit që paralelisht po zhvillohet në Prishtinë e në Beograd.

 

Ndër të tjera në reagimin e tij presidenti Vuçiç ka thënë se hetimi në Serbi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit po zhvillohet shumë ngadalë, por po përparon, ndërsa ka shtuar se është qartë se dikush po e njofton Prishtinën prandaj paniku te shqiptarët është edhe më i madh.

 

Gjithashtu ai ka deklaruar se është i gatshëm të dalë para çdo organi hetues të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i autoriteteve të Kosovës të jetë i përzier në atë vrasje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re