Presidenti serb Aleksandar Vuçiç beson se arritja e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të përfshijë garanci të qarta për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Megjithatë, siç vlerësoi ai në një intervistë me Reuters, shumë udhëheqës europianë, në kohën e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, nuk do të donin të dëgjonin.

“Nëse arrihet një marrëveshje, është e padiskutueshme që Serbia duhet të marrë garanci të qarta për t’u bashkuar me BE në vitin 2025”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu këshilloi që çdo marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të jetë më mirë se një zgjidhje që mund ta sjellë dikush tjetër.

“Cilado qoftë marrëveshja, e mirë apo e keqe për të dyja palët, në qoftë se ne e vendosim mes nesh, do të jetë shumë më mirë sesa të mos pajtohemi me ndonjë gjë, e kështu të jenë të tjerët ata të cilët do të bien dakord mbi kurrizin tonë”, tha Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re