Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se e përshëndesin qëndrimin e Serbisë për situatën në Ukrainë.

Në pikën pesë të vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të prezantuar të premten, Serbia është zotuar se “mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”. Në asnjërën prej 14 pikave të vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk i dënon sulmet e Rusisë e aq që merret me to.

Serbia është i fundit vend që deklarohet për rreshtimin e saj, por nja një orë pas konferencës për media të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ambasada e ShBA-së në Beograd, e ka lexuar ndryshe këtë vendim. Së pari, thotë se e përshëndet “qëndrimin e përsëritur” të Serbisë e të Presidentit, përderisa e lë të pakuptueshme se kujt ia faturon përshëndetjen “për cenimin ilegal të territorit” ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshëndesin qëndrimin e përsëritur të Serbisë e të Presidentit të Serbisë për përkrahjen e integritetit territorial të Ukrainës i cili është cenuar me sulme ilegale dhe me asgjë të provokuara të Rusisë”, shkruhet në postimin në serbisht të Ambasadës së ShBA-së në Beograd.

Presidenti Vuçiq, as në lexim të vendimit e as në përgjigjet e gazetarëve nuk e ka përmendur “integritetin territorial të Ukrainës i cili është cenuar me sulme ilegale dhe me asgjë të provokuara të Rusisë”.

LAJM I FUNDIT/ Nuk pritej! Vuçiç ‘në krah’ të Zelensky: Njohim Ukrainën! (Ja qëndrimi ndaj Rusisë)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re