Çështja e korrigjimit të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka hedhur sërish pikëpyetje mbi diskutimet.

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Medvegja është pjesë e Serbisë dhe se do të vijojë të mbetet e tillë.

 

Deklaratën Vuçiç e bëri gjatë një vizite në Medvegjë, ku theksoi gjithashtu se qeveria po planifikon që të rrisë investimet në këtë zonë.

 

“Kam dëgjuar histori nga Prishtina se Medvegja do të bëhet pjesë e tyre, por unë mund t’ju them se Medvegja është në Serbi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Ne planifikojmë të shtojmë investimet në këtë rajon. Ne duam që fëmijët tuaj të jetojnë në standartet që gëzojnë të gjithë fëmijët në vendet e zhvilluara të botës”

 

Por Vuçiç krahas kësaj deklarate nuk I kurseu as akuzat në drejtim të Prishtinës zyrtare për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

 

Ai tha se politikanët shqiptarë janë të papërgjegjshëm dhe se po ua vështirësojnë jetën serbëve të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re