Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçështë shprehur se Kosova me  miratimin e platformës tregoi se është kundër dialogut dhe kështu shënoi fundin e tij.

 

Presidenti ndër të tjera është shprehur se askush nuk i din lëvizjet e ardhshme të Kosovës mirëpo ka potencuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

Vuçiç këto komenti i ka bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel. Ndërkohë, Borel ka thënë se Spanja është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës por e mbështet kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës

 

Ndër të tjera ai pretendon se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit ndërsa ka akuzuar Kosovën pse ka vendosur taksë 100 për qind.