Skip to content

Vuçiç në Ankara: “Merhaba, asker!”

Presidenti turk Erdogan priti pasdite homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Pallatin Presidencial në Ankara.

Një kalorësi turke me një flamur serb përcolli kolonën me të cilën Vuciç mbërriti pallatit.

Të dy liderët u ballafaquan me batalionin e nderit ku banda në krah interpretoi himnet e dy vendeve.

Më pas erdhi momenti kur Vuçiç përshëndeti në turqisht “Merhaba, asker!”, raporton Tanjug.