Aleksandar Vuçiç shpalli fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. “Kam marrë 59,9 për qind të votave”, tha ai në fjalimin e tij të parë për mediat pas zgjedhjeve.

“Ne vlerësojmë se në zgjedhje dolën rreth 3 milionë e 800 mijë njerëz. Pra, një numër i madh njerëzish. Më i madhi në kohët e fundit. Në thelb, gjithçka shkoi në rregull dhe paqe”, tha në fillim Vuçiç.

“Dua të përgëzoj të gjithë konkurrentët politikë”, shtoi ai.

“Ne nuk do të formojmë qeverinë me ata që përdorën mbështetjen e popullit tonë në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Vuçiç.

“Pas Nikolla Pashiçit, ndoshta do të jem ai serb që ka qenë në pushtet në vendin tonë për një kohë të gjatë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë. I jam mirënjohës njerëzve tanë që ma bënë të mundur. Kam fituar më shumë se 90 për qind e votave në Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai komentoi për prioritetet në periudhën e ardhshme:

“Një nga prioritetet tona janë marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, vazhdimi i rrugës drejt BE-së, por edhe marrëdhëniet e mira me miqtë tradicionalë”, shtoi Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re