Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur mbrëmjen e sotme për gazetarët pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai u ndal te Ballkani i Hapur duke theksuar se kjo nismë rajonale solli përfitime të frytshme për qytetarët e të dy vendeve. Më tej ai theksoi se ata kanë diskutuar edhe për Kosovën.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën.

Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re