Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vijon vizitën zyrtare në Kosovë, por duket se qytetarët e kanë kundërshtuar vizitën e tij në fshatin Banjë.
Qytetarë të shumtë në Skënderaj kanë bllokuar aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune.
Në protestë është parë edhe zyrtari i PDK-së, Gani Koci I cili kishte njoftuar që mbrëmjen e së shtunës për protestën, ndërsa Policia e Kosovës po vëzhgon situatën.
