Serbia është një partner i besueshëm i Rusisë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë me agjencinë ruse Tass në prag të vizitës së presidentit Vladimir Putin në Serbi.

“Ndoshta dikush nuk i pëlqen fjalët e mia, por unë mendoj se ne jemi një partner i besueshëm i Rusisë”, tha Vuçiç.

“Dhe kur u them në Uashington dhe në Bruksel se ne nuk duam të imponohen sanksione ndaj Rusisë, kjo është e vërtetë dhe e drejtë”, tha presidenti serb.

Vuçiç ka thënë se presidenti rus është shumë popullor në Serbi dhe se shumë njerëz do vijnë në Beograd vetëm për të parë atë.

“Një nga arsyet e popullaritetit të Putinit në Serbi është se Moska e shpëtoi Serbinë nga stigma e gjenocidit”, tha Vuçiç.

Siç tha ai, “kurrë nuk do ta harroj vitin 2015, kur në OKB, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe i dërguari Vitali Çurkin, pas urdhrave të Putinit shpëtuan Serbinë nga stigma e një kombi që ka kryer gjenocid, siç është paraqitur dhe në rezolutën britanike në Këshillin e Sigurimit”.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë”, tha Vuçiç.

Ai tha se ai gjithmonë konsultohet me homologun e tij rus
Putin, dhe i kërkon atij këshilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re