Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati një përballje të sikletshme në Beograd, pasi u me senatorët e Punëve të Jashtme të SHBA-së, Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen, si dhe me senatorin e Komitetit të Forcave të Armatosura, Thom Tillis, me të cilët diskutoi bashkëpunimin dypalësh, integrimin evropian të Serbisë, situatën në rajon, por mbi të gjitha luftën në Ukrainë.

Treshja amerikanë nuk ka hezituar ta shohë politikën e Beogradit si “palë me Rusinë”, duke kërkuar ndryshim qëndrimi.

“Uashingtoni i kupton marrëdhëniet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, por shpreson që Serbia së bashku me vendet e tjera demokratike. marrin pjesë në partneritet për të ndaluar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës”, tha Murphy, transmeton Tanjug.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë se lufta duhet të ndalet, si dhe t’i kërkohet llogari.

Ndërsa Shaheen tha se një nga temat e takimit ishin sanksionet kundër Rusisë dhe se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të diskutojnë për këtë.

Nga ana tjetër, Zyra e presidentit serb ka thënë se Vuçiç ka theksuar se përmirësimi i bashkëpunimit me SHBA është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.

“Tregtia do të arrijë në 1.2 miliardë dollarë këtë vit, gjë që tregon përparim të dukshëm në marrëdhëniet tona ekonomike. Shpresojmë në intensifikimin shtesë të llojeve të ndryshme të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve specifike me interes të ndërsjelltë”, mësohet të ketë thënë kreu i shtetit serb.

Ndërsa për krizën në Ukrainë, Vuçiç thuhet se ka theksuar përkushtimin e Serbisë për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve, siç dëshmohet nga votimi i Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë bisedimeve, raprtohet që Vuçiç të ketë falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke thënë se “Ky është një nga synimet tona prioritare të politikës së jashtme dhe angazhimi strategjik i Serbisë”.

Më tej, sa i përket situatës në rajon, Vuçiç është mbrojtur para amerikanëve me Ballkanin e Hapur.

Ai ka marrë si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm rajonal nismën Ballkani i Hapur, i cili synon zhvillimin e mëtejshëm të rajonit dhe ngritjen e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve të tij, thuhet nga Zyra e presdentit serb.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re