Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se në talimin me  sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka folur rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në rastin më të mirë mund të rifillonte në fillim të dhjetorit. Ndër të tjera në takimin me Pompeon, kreu i shtetit serb ka theksuar se kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, megjithëse akoma nuk janë njoftuar.

 

Ndryshe, presidenti Vuçiç pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Neë York, ka thënë se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

 

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

 

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re