President serb Aleksandar Vuçiç, e ka mbrojtur teorinë e tij të rishikimit të kufijve mes Kosovën dhe atje ku më s’pari mendohet se kjo gjë mund të kishte efekt zinxhir, në Maqedoni. Gjatë një vizite në Shkup, Vuçiç tha se një ripërcaktim i ri kufijsh duhet të jetë në funksion të një paqeje që do i japë fund një urrejtje për mbi 200-vjeçare mes dy nacionaliteve.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Neve themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili i vendos kufijtë e tij. Por a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke hequr kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjen 200-vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari”, ishin fjalët e Vuçiçit, i cili është në sinkron të plotë me qëndrimet e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër, presidenti serb përcolli dhe një tjetër mesazh, i cili sapo ka nisur që të promovohet prej tij, atë që vetëvendosjes për këtë çështje, mes Beogradit e Prishtinës, pa diktat nga jashtë.

“Ne jetojmë këtu dhe neve duhet të vendosim për vendin tonë, e jo dikush tjetër të vij dhe të na imponojë vendime. Neve duhet të kemi vetëm një kufi”, theksoi presidenti serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re