Presidenti Vuçiç ndodhet për një vizitë në Vatikan, ku pritet të takohet me kreun e botës katolike romane.

Vuçiç do të pritet nga Papa Françesku dhe gjithashtu do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinal Peter Parolin, raporton B92, referuar Zyrës së Shtypit të kreut të shtetit serb.

Por në nisje, ai bëri një deklarim tipik kontravers, kur tha: “Unë shkoj në Vatikan me Papën për t’i lutur që të mos e njohin Kosovën”.

Vuçiç u përshëndet në aeroport nga Arqipeshkvi Francesco Canalini dhe Imzot Joseph Murphy.

Vuçiç gjithashtu pati një takim rastësor me kryeministrin italian Giuseppe Conte në një aeroport në Romë, sipas medias së Beogradit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re