Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, reagon ndaj akuzave të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

 

“Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç’kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë”.

 

Ndërkohë autoritetet në Prishtinë, ditëve të fundit, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për krijimin e një armëpushimi politik me Serbinë.

 

Më tej Pacolli,deklaroi se Serbia po lobon ashpër kundër Kosovës dhe se të dhënat e ministrisë së tij tregojnë se ajo dhuron dhe shet armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re