Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se shtetet perëndimore po përpiqen për të ndryshuar formatin e diskutimeve rreth Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Sipas Vuçiç, Londra ka bërë gati letrat për të vënë në lëvizje Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ndryshuar rezolutën 1244.

Sipas Vuçiç, Londra ka përgatitur një procedurë që Rusia nuk mund të përdorë të drejtën e vetos.

“Britania e Madhe, Amerika, Franca dhe të gjithë ata që e njohën Kosovën kanë një plan të qartë. Ata thonë se nuk ka probleme në Kosovë, që nuk ka nevojë për raporte gjashtë-mujore dhe duan të mbyllin raportin e UNMIK”.

Presidenti serb tha se ishte njoftuar nga diplomatët rusë dhe kinezë se do të ketë një betejë të ashpër.

“Kjo periudhë do të jetë vendimtare dhe e vështirë për vendin tonë. Pres presion të konsiderueshëm, por ne duam t një zgjidhje kompromisi. Mbetet të presim dhe të shohim se çfarë ata do të na ofrojnë, atëherë do të marrim vendimet tona”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se pret që Moska të përdorë veton e saj sërish për të ndaluar njohjen e Kosovës në OKB.

“Jemi në një gjendje kur shumë njerëz vejnë skedina e thonë se Mourinho dhe Guardiola nuk dinë asgjë për futbollin”, tha Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re