Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka premtuar 200 euro për çdo serb të papunë që jeton në Kosovë, si dhe 100 euro për secilin fëmijë të papunëve.

Ky premtim erdhi pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kurshumli në kazermën ushtarake të këtij qyteti.

Në takimin me Listen Serbe kanë marr pjesë edhe ministrat e bujqësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe financave  në qeverinë e Serbisë Nedimoviç, Atanaskoviç, Mali dhe Lonçar.

Ai pas takimit ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë mbështetur dhe kanë shprehur besimin në atë që bënë Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit e LS.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re