Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ripërsëritur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa Prishtina nuk tërheq taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Ne jemi të gatshëm që në çdo moment të bisedojmë. Por si të bisedojmë kur pas 12 viteve (nga nënshkrimi i marrëveshjes së CEFTA-së) dikush nuk dëshiron ta respektoj atë që e ka nënshkruar. Si mund të kemi besim që nuk do ta shkelin çfarëdo marrëveshje tjetër. Kam marrë vendim që të mos bisedojmë derisa të mos tërhiqen këto masa. Kam thënë publikisht në Bruksel: Çdo ditë jam në njëfarë lloj presioni, pasi që është një punë që e bëj”.



