Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç këtë të martë është shprehur se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës ndaj britanikëve që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, por se ka frikë nga situata në Kosovë për të cilën ai flet çdo ditë.

 

Kreu i shtetit serb  në përgjigjen e tij në lidhje me këtë reagim është shprehu se nuk ka dijeni të drejtpërdrejtë për këtë, por gjithnjë flet rreth asaj se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës për të gjithë.

 

Ndërkohë më parë është raportuar se Ministria e Jashtme e Britanisë kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re