Presidenti serb Vuçiç reagoi në lidhje me një mesazh që iu dërgua nga predenti Biden, ku iu kërkua njohja e Kosovës.

Për Vuçiçin, përgjigja në këtë rast është po ajo që i ka dhënë dhe administratës së mëparshme, pra pamundësia që kjo të ndodhë.

Duke pranuar se e gjithë politika e jashtme amerikane do të shkojë në drejtim të njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës, Vuciç tha:

“Sa i përket njohjes së ndërsjelltë, kjo nuk thuhet në ndonjë akt të ndonjë organizate botërore, as në BE, e as në ndonjë rezolutë.

Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane; ka pasur përpjekje për të imponuar këtë frazë dhe term si diçka që duhet të kishim pranuar si zgjidhjen përfundimtare në Uashington, dhe unë e kam thënë atyre një herë në Shtëpinë e Bardhë atë që mendoj në lidhje me këtë dhe përgjigjja ime nuk do të jetë ndryshe”, tha Vuçiç.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008, në një seancë të jashtëzakonshme zyrtare të Kuvendit të Kosovës. Të njëjtën mbrëmje, Qeveria e Serbisë mori një vendim për të anuluar atë deklaratë. Që atëherë, Serbia po përpiqet të ndalojë pranimin e Kosovës në organizata të rëndësishme botërore.

Më parë, Biden i shkroi Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë, duke veçuar: “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetje të qëllimit të integrimit evropian të Serbisë dhe ju nxisim të vazhdoni të bëni hapa të vështirë drejt këtij qëllimi, duke përfshirë reformat e nevojshme dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila është përqendruar në njohjen reciproke”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re