Rrugët kryesore në veri të Kosovës janë ende të bllokuara, ndërsa në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak nuk mund të kalohet as në këmbë.

Serbët që protestojnë për arrestimin e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, janë ende në barrikada, ndërsa edhe veriu i Kosovës është bllokuar nga policia, raporton Radiotelevizioni i Serbisë.

Pantiç u arrestuar disa ditë më parë, pasi policia e Kosovës e akuzon atë për “sulm terrorist në objektet e Shtabit Qendror Zgjedhor” dhe policisë së Kosovës para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës. Vetë ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, i dorëhequr nën thirrjen e Srpska-s.

Ndërsa presidenti serb Vuçiç pretendon se Pantiç është arrestuar “duke çuar bukë” për familjen e tij, e cila banon në objektin ku ndodhet objekti i Shtabit Zgjedhor Komunal.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Serbisë të enjten do t’i dërgojë një kërkesë zyrtare Misionit Ndërkombëtar të Paqes në Kosovë për kthimin e deri në 1000 policëve dhe ushtarëve serbë në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtyrë për 23 prill zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Joseph Borelli, kujtoi se krerët e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së u bënë thirrje të hënën të dyja palëve që të përmbahen nga çdo dhunë apo veprim provokues dhe njoftoi të mërkurën përfaqësuesin e Unionit, Miroslav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë, me plan të ndryshuar të paqes, kujtojnë mediat serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re