Presidenti serb Aleksandar Vuçiç zbuloi në një intervistë me gazetën izraelite The Jerusalem Post se Serbia po i jepte ndihmë ushtarake Izraelit menjëherë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, madje duke thënë: “Unë jam i vetmi në Evropë që tregton municion ushtarak me Izraelin”.

Duke deklaruar se Serbia është i vetmi vend evropian që aktualisht eksporton municion në Izrael, ai tha se e di që kjo e vë atë nën kritika, por se ai mbetet “konsistent në mbështetjen e tij për popullin dhe shtetin izraelit”.

Vuçiç tha në një intervistë se 24 orë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ai mori një mesazh nga Presidenti izraelit Isaac Herzog. Brenda katër ditësh, pavarësisht një rrjeti kompleks protokollesh ndërkombëtare të mbrojtjes, Serbia ishte gati të përgjigjej.

“Në mbrëmjen e datës 8, morëm një mesazh nga Izraeli: ‘Kemi nevojë për këto dhe ato gjëra. Nuk jemi plotësisht të përgatitur, kemi nevojë për to sa më shpejt të jetë e mundur’,” kujtoi Vuçiç në intervistën me Jerusalem Post, duke shtuar:

“Unë isha ministër i mbrojtjes dhe e di se si funksionon – leje nga ministri të ndryshme, agjenci sigurie dhe inteligjence, organe të ndryshme shtetërore dhe joqeveritare… Dhe i mblodhëm të gjitha këto brenda katër ditësh – dhe ia dolëm mbanë. Kjo nuk është arritur kurrë më parë në këtë vend.”

Që nga ai moment, lidhjet e mbrojtjes midis Beogradit dhe Tel Avitit u thelluan me shpejtësi. Eksportet serbe të armëve në Izrael arritën në 42.3 milionë euro në vitin 2024, sipas një raporti të përbashkët nga Balkan Insight dhe Haaretz (bazuar në të dhënat doganore) – që është tridhjetë herë më shumë se vitin e kaluar. “Serbia është bërë një hallkë kyçe në zinxhirin e furnizimit të mbrojtjes së Izraelit”, thuhet në shkrim.

“Sot, unë jam i vetmi në Evropë që tregton municion ushtarak me Izraelin”, tha Vuçiç.

“Dhe kjo është arsyeja pse shpesh kritikohem nga kolegët e mi”, shtoi ai.

Dhe është plotësisht e natyrshme të ndodhë kjo. Gjersa si Serbia e si Izraeli kanë patur përballë muslimanë, është e kuptueshme aleanca mes tyre kundër tyre deri në nivel gjenocidistësh. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko