Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur ne Beograd të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach.

 

Në një status në rrjete sociale Vuçiç është shprehur se diskutimi është përqendruar kryesisht në situatën ne veri të Kosovës dhe Asociacionin.

 

“Për ne çështja kyçe mbetet formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, ,si dhe siguria e popullsisë serbe në Kosovë për të cilën presim mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”

 

Kreu i shtetit serb ka bërë të ditur se e ka informuar zyrtarin britanik lidhur me qëndrime e Beogradit.

 

Unë theksova numrin në rritje të incidenteve dhe masave të njëanëshme nga Prishtina që po rrezikojnë thellësisht sigurinë dhe mbijetesën e serbëve dhe jo-shqiptarëve në Kosovë”.

 

Ndërkohë pas vizitës së të dërguarit britanik  në Serbi pritet që në 20 janar zyrtari i Brukselit Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë në përpjekje për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re