Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se situata ka ndryshuar për keq pas deklaratave të fundit të liderit rus Vladimir Putin për Kosovën.

Kujtojmë, presidenti rus së fundmi, në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha se të vetëshpallurat DNR dhe LNR në Ukrainën lindore u bënë të pavarura “për analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë”.

“Situata jonë ka ndryshuar për keq pas deklaratave të Putinit, jo sepse ai donte të dëmtonte Serbinë, por sepse ai e përdori atë për të mbrojtur interesat ruse”, tha Vuçiç.

“Guterres tha se OKB-ja nuk e njeh Kosovën, por Putin tha se gjykata ndërkombëtare e njohu”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Siç thotë ai, Putin thirri, duke dashur të mbrojë interesat ruse për pushtimin e Ukrainës përdori precedentët që ekzistojnë. Putin “mbrojti lëvizjet e tij me një argument që nuk është i lehtë”.

“Tani, për të mohuar argumentet e Putinit, i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të ecë shpejt drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, për t’i thënë Putinit se nuk është i njëjti rast”, ka theksuar Vuçiç.

Prandaj, thotë Vuçiç, Serbia tani do të jetë nën presion.

“Të gjithë liderët evropianë më thanë se Putini ka insistuar për rastin e Kosovës në bisedime. “Kjo nuk do të thotë se Rusia do ta njohë Kosovën, as nuk mendoj se do të ndodhë, vetëm se do të jemi nën presion të madh, që Putini të mos mund ta përdorë atë argument”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re