Skip to content

Vuçiç riktheu orën pòlicore pas shtimit të rasteve me Covid 19, qytetarët organizojnë protesta të dhùnshme, mësyjnë parlamentin

Serbia është përshkruar nga protesta të dhùnshme përgjatë mbrëmjes së djeshme, me mijëra njerëz që kabë dalë në rrugë kundër vendimit të qeverisë për rivendosjen e orës pòlicore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdèkjeve të martën.

Pòlicia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në
kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mështetësve të opozitës sùlmoi godinën e parlamentit njofton mediat serbe në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës. Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit. Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin pòlicor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas pòlicia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndje het në ajër”, ka thënë për televizionin N1, Radomir Lazoviç, një prej të pranishmëve në shesh./faxweb