Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk pret mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për një katastrofë të mundshme humanitare në veri të Kosovës.

 

Aleksandar Vuçiç: Nuk do të lejojmë që populli ynë të vdes nga uria edhe pse këtë shumëkush do ta dëshironte. Nuk pres ndonjë gjë nga bashkësia ndërkombëtare. Ne jemi gjithmonë fajtorë për ta sepse nuk e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Ne duhet të mbështetemi te forcat tona.

 

Më herët kryeministrja Ana Brnabiç u shpreh se Qeveria serbe do të përpiqet të bëjë gjithçka për të siguruar që mallrat nga Serbia të arrijnë te të gjithë njerëzit në Kosovë. Ajo shtoi se shpreson që bashkësia ndërkombëtare të fillojë t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe se përveç thirrjes për heqjen e taksës, të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave.

 

Ndërkohë një ditë përpara vizitës në Kosovë për festën kombëtare fetare serbe të Vidovdanit, përfaqësuesi i qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka deklaruar për mediat serbe se bashkëkombësit e tij në Kosovë janë të kërcënuar nga Prishtina zyrtare.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re