Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën në çdo situatë.

 

Në një takim me udhëheqësin e një delegacioni të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, këtë të hënë në Beograd, Vuçiç e ka informuar Kukanin për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke thënë se kjo e fundit nuk i ka përmbushur detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Brukselit, sidomos rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë takim Vuçiç është i shqetësuar në lidhje me synimin e Prishtinës për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe tha se një gjë e tillë do të destabilizojë situatën në rajon.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian paraqet prioritet në poltikën e jashtme të Serbisë.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Kukan, vlerësoi, siç tha ai, përparimin ekonomik të Serbisë dhe tha se investitorët e huaj janë të kënaqur me klimën e biznesit në Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re