Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia është ushtarakisht neutrale, porse kjo nuk do të pengojë për të realizuar një bashkëpunim të mirë me NATO-n.

“Shumë pyesin: ‘çfarë do të bëjë NATO-ja për ty dhe pse po bisedon me krerët e saj?’ Serbia është ushtarakisht neutrale dhe me xhelozi do e ruajë atë, por edhe të bashkëpunojë me NATO-n”, tha Vuçiç, duke shtuar se “ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Aleancën për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim për kujtimet e dhimbshme”.

Komentet e presidentit serb u bënë në hapjen e stërvitjes ndërkombëtare në terren “Serbia 2018”, ku prezent është dhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Unë e mirëpres vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, te ne si një shtet ushtarak neutral”, shtoi Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re