Një stuhi reagimesh pati ne Serbi, pasi mediat raportuan se presidenti rus Vladimir Putin e njohu Kosovën.

Bëhet fjalë për theksimin e Putinit për Kosovën si precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve renegate të Ukrainës, të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut (DNR) dhe Republikën Popullore të Luhanskut (LNR).

Mediat serbe raportuan se “Putini iu referua vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2009, i cili u miratua falë Vuk Jeremiçit”. Kësisoj, ai njohu Kosovën.

Por Vuçiç nuk mendon kështu.

Ai theksoi se “nuk kemi asgjë të mirë për të pritur kur është fjala për Kosovën”, pa u ndalur te Putini por duke u zhvendosur të Albin Kurti.

“Më shqetëson papërgjegjshmëria dhe mosserioziteti i atyre që mbështesin politikën e Albin Kurtit. Situata është dramatike, por jo larg kësaj”, ka thënë Vuçiç, shkruan Blic.

Shumë mendojnë, thotë ai, se “ata shfrytëzojnë mundësinë për të rregulluar situatën në Ukrainë dhe për ta shfrytëzuar për atë në Kosovë”.

“Nuk kemi shumë për të pritur, sepse për fat të keq as nuk flasim. Askush nuk po i detyron të përmbushin atë që kanë nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ata po na detyrojnë të bëjmë gjithçka”, tha Vuçiç, duke iu referuar Prishtinës zyrtare.

Ai ka shpjeguar se është përkrahës i madh i dialogut të vërtetë dhe se ky nuk ekziston me Kosovën.

“Nuk besoj se do të ndryshojmë një pjesë të qëndrimit të tyre për Kosovën, por shpresoj se kancelari gjerman do të dëshirojë të dëgjojë anën tonë”, tha Vuçiç, si parapërgatitje për një takim me Olaf Scholz.