Presidenti Vuçiç i është shmangur përplasjeve me Mitropolitin Amfilohije të Malit të Zi, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Amfilohije tha se demarkacioni i serbëve dhe shqiptarëve si një zgjidhje për problemin e Kosovës “nuk ka të bëjë fare me të kuptuarit e drejtë, me arsyen”.

Por Vuçiç ka zgjedhur ta injorojë klerikun e lartë ortodoks malazez, i cili, ashtu si politika e Podgoricës, janë shndërruar në armiq të faktori politico-fetar serb.

Vuciç tha se ai nuk dëshironte që të hynte në sferën e priftërinjve dhe personave fetarë, duke shtuar më tej: “dhe jo, sepse unë nuk kam asgjë për të pyetur në lidhje me shkëputjen e Malit të Zi”.

“Më mirë të heshtin”, shtoi presidenti serb.

“Detyra ime është për të luftuar për njerëzit dhe të ardhmen e tyre…”

“Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë dhe për Kosovën e Metohinë”, shtoi Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re