Presidenti Aleksandër Vuçiç e quajti rezolutën e Parlamentit Europian si hipokrite.

 

Dokumenti në fjalë, në kapitullin për Serbinë vinte në dukje se Beogradi duhej të harmonizonte politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Rezoluta e PE për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në është hipokrite dhe pjesa që ka të bëjë me Kosovën është edhe më shumë. Kërkohet intensifikimi i dialogut në bazë të njohjes reciproke, që të dënohen një sërë lëvizjesh përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e mbështetur nga Serbia, të cilat përfshijnë bllokada të paligjshme, sulme dhe kërcënime për veprime ushtarake, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se Anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

 

Vuçiç iu përgjigj edhe komenteve të Kurtit, i cili tha se marrëveshja me Serbinë mund të vijë brenda disa muajve.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Marrëveshja me Prishtinën mund të arrihet që nesër dhe jo siç pretendon Albin Kurti, në muajt e ardhshëm, por ai duhet të heq dorë nga synimet e tij percarese.

 

Presidenti serb tha se ajo që është më shqetësuese në rezolutë, lidhet me përkufizimin e Kosovës si shtet i pavarur. Vuçiç njoftoi ndërkohë se të premten do të takohet me pesë përfaqësues europian dhe amerikanë për marrëveshjen me Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re