Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga Selaniku, ka thënë se Kosova mbetet temë kryesore, por ka shtuar se kjo çështje nuk është gjithçka.

 

Vuçiç ndodhet në Greqi, pjesë e takimit të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

 

“Presim diskutime për infrastrukturës, problem të komunikimit, raportet rajonale gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”.

 

Ndër të tjera ai vazhdon labimin e tij kundër Kosovës, ku ka kërkuar nga Greqia e Rumania të mos lëvizin nga qëndrimet kundër Kosovës.

 

Gjithashtu në fjalën e tij, presidenti serb komentoi edhe deklaratën e Johanes Hahn, i cili tha se Kosova nuk është gjithçka në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ku vuri në dukje faktin se nga 120 minuta të takimeve, 119 janë për Kosovën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re