Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar me kryeministrin  Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Në këtë takim sipas mediave serbe është diskutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

 

Presidenti Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se një marrëveshje më specifike do të arrihet në konferencën që do të mbahet me 9-10 tetori në Novi Sad, duke shpresuar se në këtë konferencë të ishin të pranishëm Kryeministri Rama dhe Zaev.

 

Tema kryesor e konferencës që do të zhvillohet në Novi Sad, do të jetë një projekt për lidhje më të fortë të tregjeve rajonale, si dhe për krijimin e një “Shengeni të vogël” në rajon.

 

“Ajo që diskutuam është ajo që duam të bëjmë më specifike. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re