Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

 

Në bisedime mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura .

 

Pas takimit, Vuçiç përsëriti dy kushtet që Lista Serbe prezantoi një ditë më parë për ruajtjen e paqes.

 

Aleksandër Vucic

“Tërheqja e menjëhershme e atyre që në të vërtetë nuk janë kryetarë të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”

 

Presidenti serb, Vuçiç, do të takohet gjithashtu me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd. Takimet vijnë në kulmin e tensioneve në veri të Kosovës .

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re