Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar këtë të hënë me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott. Në këtë takim bëhet me dije se Vuçiç ka adresuar një sërë akuzash ndaj Kosovës.

 

Sipas presidentit serb, Kosova e ka ndërprerë dialogun me Serbinë.

 

Kjo ndërprerje, ka thënë ai, është bërë me mos formimin e Asociacionit të Komunave serbe, me vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, me miratimin e platformës për negociata dhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

Vuçiçi gjithashtu ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me problemet që kanë sjellë ndërprerje në dialog e sidomos në përpjekjet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

 

Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka theksuar se SHBA-ja përkrah kthimin në dialog dhe se është e domosdoshme gjetja e mënyrës për ta vazhduar dialogun, “sepse interesi i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, ashtu si dhe i bashkësisë ndërkombëtare, është që të arrihet kompromisi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re