Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të martë do të zhvillojë n jë vizitë pune në Moskë, ku pritet që të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

Sipas kabinetit të tij bëhet me dije se pjesë e delegacionit të Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

 

Ndërkohë më parë Vuçiç ka bërë me dije se në këtë takim do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare, sigurisht nuk ka lënë pa përmendur dhe faktin se në këtë takim do të diskutojë dhe në lidhje me çështjen e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re