Presidenti serb, Aleksandar Vuçic pohoi për “Reuters” se  çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtëare e BE-së më 2025”,.

 

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

“Tani për tani, ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë”. Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më më stabil, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Takimi I fundit në Bruksel mes Thacit dhe Vucic dështoi pasi presidenti Serb ishte ndier I fyer nga deklaratat e politikaneve kosovarë mbi vizitën që ai do të kryente ne disa zona të Kosovës ku jetojne serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re