Për të dytën ditë radhazi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar bisedime me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

 

Presidenti serb ka kërkuar nga diplomatët e huaj të ndërhyjnë pas zhvillimeve të 24 orëve të fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“ Fola me përfaqësuesit e QUINT-it dhe bashkimit Europian. Iu kërkova atyre të bëjnë gjitthçka munden për të parandaluar Kurtin të nisë një tjetër luftë në ballkan”

 

Ndërkohë në katër komunat veriore, situata mbetet e tensionuar. Sa i takon rrëmbimit të tre punonjësve kufitarë të Kosovës, në Serbi raportohet se ata janë arrestuar për kalim të kufirit dhe armatosje të rëndë.

 

Ndërkohë, për shkak të masave të marra nga qeveria e Kosovës, dhjetëra kamionë mallrash kanë mbetur në kufirin e Merdarës dhe Jarinjës. Lëvizja vijon e lirë vetëm për automjetet e pasagjerëve.

 

Punonjësit e policisë së Kosovës vijojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale dhe qytetarët serbë kanë dalë sërish në protesta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re