Të dielën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i dorëzoi kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev 4,680 doza vaksina Pfizer, në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Zaev shprehu mirënjohje për këtë solidaritet dhe tha se kështu do niste vaksinimi në Maqedoninë e Veriut.

“Eshtë dora e zgjatur e një fqinji, mbështetje dhe ndihma e parë për Maqedoninë e Veriut, derisa të mbërrijnë vaksinat e porositura,” tha ai, duke shtuar se ishte “një mesazh i vëllazërisë dhe miqësisë”.

Vuçiç tha se Serbia donte të dhuronte vaksinën më parë, por që duhej të përmbushte procedura shumë komplekse në mënyrë që të mos vuante sanksione, pasi marrëveshja me Pfizer ndalon rreptësisht shtetin që merr vaksina prej tij që t’ia japë dikujt tjetër, por që këto probleme kontraktuale tani janë zgjidhur.

“Jam i lumtur që kemi mundur t’i ndihmojmë vëllezërit dhe miqtë tanë. Serbia nuk ka interesa të tjera, por tregon miqësi ndaj qytetarëve të Maqedonisë Veriore,” tha Vuçiç.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re