Çdo ditë që shtyhet zgjidhja për Kosovën, krijohen kushtet që një shkëndijë të ndez gjithë rajonin – tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë me Reuters, Vuçiç tha se vërtet që Serbia ka një numër “vijash të kuqe”, porse ajo nuk dëshiron që të mbahet mend si shkatërruese e e mundësisë për bisedime.

“Çdo ditë vonesë, mund të çojë në krijimin e kushteve që një shkëndijë ndez të gjithë rajonin”, tha Vuçiç.

Ai më tej shprehu besimin se angazhimi gjermano-francez ose evropian në periudhën e ardhshme do të jetë më i qartë dhe më i dukshëm për të ardhmen e Ballkanit.

“Unë mendoj se kancelarja Angela Merkel e di shumë mirë se çfarë rreziqesh fshihen dhe dëshiron për të ruajtur paqen në Evropë. Unë mendoj se ne do të shohim disa nga iniciativat e tyre në të ardhmen e afërt”, tha Vuçiç.

Ai kujtoi se e ardhmja evropiane e Serbisë varet nga bisedimet me Kosovën dhe nëse do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje një ditë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re