Historiania Eleni Kocaqi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur tha se aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është lajm i mirë, ndërsa e argumentoi me faktin se në të kundërt do të ndodhte ndarja e territorit.

E ftuar në “Ora News”, historiania tha se Vuçiçi vuri në rresht politikanët tanë, të cilët i cilësoi si amatorë, teksa shtoi se nuk ka shanse që kufijtë në Ballkan të vendosen nga shqiptarët.

“Vuçiçi vuri në rresht këta dy të tanët që janë amatorë. Serbia ka 100 vite që e bën këtë gjë. Nënshkruan marrëveshje dhe i dështojnë. Nuk kanë shanse që kufijtë në Ballkan të vendosen nga shqiptarët.  Akuza doli përpara që të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe mendoj se kjo është një gjë pozitive. Gjykatë si kjo është e pa precedentë në histori.

As në vendet koloniale nuk është bërë që të ketë një gjykatë që është e Kosovës, por jashtë territorit dhe me gjykatës të huaj.  Parlamenti edhe me 2/3 nuk e anulon dot këtë gjykatë pasi ka një marrëveshje që mandatin e kësaj gjykate e mbaron vetëm KiE. Mendohet se do të zgjasë 20 vite për të gjykuar krimet e pasluftës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re