Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha ka dorëzuar një tjetër kërkesë për Gjykatën e Lartë në lidhje me çështjen e vulës së PD-së.

Sefa kërkon nga Gjykata të bëjë zbardhjen sa më shpejt të vendimit, në mënyrë që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimimetin e organeve të Partisë Demokratike.

“Është një detyrim nga Gjykata e Lartë se ka përmbushur dy muaj nga vendimmarrja. I kërkojmë të bëjë zbardhjen sa më shpejtë të vendimit. Duam që të jetë një përgjigje përfundimtare dhe pa vonesë.

Kjo është kërkesa e tretë, dy të parat janë çuar më 27 janar dhe fillim të shkurtit dhe do të bëj kërkesa javë për javë derisa të shpallet vendimi. Gjykata duhet ta ketë në konsideratë përshpejtimin e procedurave.

Ky insistimi ynë në mënyrë të vazhdueshme që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimimetin e organeve të Partisë Demokratike”, tha ai para mediave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re