Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso ka paraqitur në seancën gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike në Apel kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Avokati ka kërkuar lënin në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.

Kujtojme që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit.

Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dergua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi.

Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re