Seanca gjyqësore në Apel për vulën e PD është shtyrë sërish.
Shkak për këtë është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor.
Në një njoftim për media, Apeli bën me dije se seanca e radhës do të mbahet në datën 6 dhjetor ora 09:30.
Gjykata e Apelit pritej që sot do të shqyrtonte kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin gjykatës së shkallës të datës 18 mars 2022, që i dha vulën Berishës.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.
Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.
Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.
