Skip to content

Vula të falsifikuara pranga 30-vjeçarit

Policia e Korçës ka vënë në pranga Aleks Leknderaj, 30 vjeç, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases E.Sh, 28 vjeç.
 
Sipas policisë arrestimi i Leknderaj, nga Shkodra është bërë pas kthimit të tij nga  pala greke, me motivacionin se në pasaportën e tij janë konstatuar 2 vula greke të dyshuara si të falsifikuara.
 
Ndërsa shtetasja E.Sh, me detyrë kontrollore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, është në proces hetimi, pasi dyshohet për shpërdorim detyre. 28-vjeçarja dyshohet se lejoi kalimin e këtij të fundit, duke mos kryer kontrollin përkatës në sistemin TIMS.
 
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.