Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë.

 

Ai u ka bërë thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

Duket se deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili i është kundërpërgjigjur se Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi.

 

“Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re